Nuri Seferi - Official Website Corp.

Company description goes here

Hauptmenü
Follow me

Fan T-Shirt nur 24,90 €

Albanian Boxing


   


Nuri Seferi mbron titullin Evropian me KnockOut

Kampioni WBO i Europës në kategorinë "Cruiser" Nuri Seferi arriti të mbron titullin e tij për herë të dytë me sukses. Nuriu e mposhti sonte në Gostivar sfiduesin nga Belgjika Tony Ingelrest me KO teknike në raundin 3 në një duel shumë të bukur, me një paraqitje të shkëlqyeshme të tij.


Këtë duel Nuriu e filloi si kurr më parë, duke u vërsulur në kundërshtarin e tij me kroshen e majtë e të djathtë, ai goditi rivalin seriozisht që në sekondat e para dhe vazhdoi kështu edhe në raundin e dytë. Pastaj në raundin 3 boksieri nga Belgjika tregoj se ka një lëndim në dorën e majt dhe nuk arriti të vazhdon luftën, andaj e nxori nga beteja trajnieri i tij dhe kështu u shpall fitues me plot meritë Nuri Seferi.

Kjo ishte hera e dytë që Nuri Seferi e mbrojti titullin e Europës të verzionit WBO, ku ai gjindet në vëndin 5 të botës, ndërsa me këtë fitore, WBO mesiguri se do e përmirëson rënditjen e kampionit shqiptarë dhe së shpejti do i japë mundësinë për të sfiduar titullin e botës. Nuri Seferi këtë paraqitje të mirë në ring e bëri me ndihmen e strëvitjeve në kampin EC Boxpromotion në Hamburg të Gjermanisë ku u kujdes për të trajnieri me famë botërore Oktay Urkal. Organizator i mbrëmjes së boksit në Maqedoni ishte Islam Shaqiri nga kompania SAKIRI GROUP të cilët bënë një punë shumë të mirë.

Këshilltari zyrtar i boksierit shqiptarë, Luan Dreshaj (me vëndbanim në Gjermani), shprehet i kënaqur me fitoren e mikut të tij Nuri Seferi: "Unë jamë shumë i lumtur që arritëm edhe një fitore, patëm një periudh shumë të vështirë nga dueli i kaluar në Mars, në Gjermani, por me shumë punë dhe mund arritëm të marim vëndimin e duhur dhe të bëjmë më të mirën e mundshme. Nuriu pati një lëndim të komplikuar në këmbë të cilin duhet ta mjekon edhe pas këti dueli, jamë i bindur se asnjë boksier tjetër me një lëndim të tillë nuk ishte futur në ring, por vetëbesimi i kampionit Evropian është i palëkundshëm dhe ja që e arriti qëllimin. Falëndëroj shumë organizatorin dhe kolegun timë Islam Shaqiri për këtë Evenmint në Maqedoni, gjithashtu Promotorin gjerman Erol Ceylan dhe ekipën e tij EC BOXING në krye me trajnierin Oktay Urkal" kështu Luan Dreshaj për albanianboxing.com

AlbanianBoxing.com
24.09.2011