|
Bashkia e qytetit të Gostivarit është shembull për shumë qytete të tjera shqiptare! I pari i Gostivarit Rufi Osmani ka takuar vëllezërit Sefer dhe Nuri Seferi sikur para ndeshjeve të tyre të 24 Shtatorit, ashtu edhe pas asaj mbrëmje fenomenale të sportit në këtë qytet.
Osmani i priti të dy vëllezërit zyrtarisht në bashkinë e Gostivarit dhe u ndau mirënjohje për kontributin e dhënë në ring, të shoqëruar me një ndihmë simbolike financiare. Osmani gjithashtu deklaroi për media në fillim të kësaj jave se Vëllezërit SEFERI do të shpallën qytetar nderi të Gostivarit në një ceremoni të radhës në këtë qytet shqiptarë në Maqedoni. Veprimi i kryebashkiakut të Gostivarit Rufi Osmani është për tu vlerësuar shumë, sepse një gjë të tillë nuk e ka bërë asnjëherë ndonjë kryebashkiak i Kosovës apo i Shqipërisë me boksierët e tyre, Vëllezërit Seferi janë ndëruar më parë edhe në Tetovë, por pritja e kësaj radhe në Gostivar ka qenë e niveleve Europiane.
Duke pasur parasyshë se dy llojet e sporteve më të suksesesshme shqiptare janë Boksi dhe Kikboksi profesionist, do duhej që repekti rajonal dhe mbarëkombëtarë për këta sportist të ngritet në një nivel më të lartë. Nuk ka asnjë sport tjetër ku garuesit shqiptarë kanë korrë suksese më shumë se në Boksin dhe Kikboksin profesionist, madje 90% të sukseseve të tyre janë zhvilluar në ringjet ndërkombtare anë e mbarë botës.
Këtu një tabelë e kampionëve aktual në kategori të ndryshme:
Nuri Seferi, WBO European Champion - BOXING - Sefer Seferi, PBU World Champion - BOXING - Selajdin Koxha, BeNeLux Champion - BOXING - Haxhi Krasniqi, German International Champion - BOXING - Shpetim Shala, Austrian International Champion - BOXING -
Besim Kabashi, 2x WKA Worldchampion - KICKBOXING/THAIBOXING - Xhavit Bajrami, ISKA & WKN Worldchampion - KICKBOXING/THAIBOXING - Tahir Menxhiqi, WKA Worldchampion - KICKBOXING - Shemsi Beqiri, WKA Worldchampion - KICKBOXING -
Në Kikboks ka edhe disa kampion të tjerë shqiptarë...
AlbanianBoxing.com 01.10.2011
|