Nuri Seferi - Official Website Corp.

Company description goes here

Hauptmenü
Follow me

Fan T-Shirt nur 24,90 €

Albanian Boxing


   


Nuri Seferi boksoj 6 vite me tumor në këmbë - Tani deshiron titullin e botës dhe bashkimin kombëtarë

Para meçit të fundit me 24 Shtator 2011, Nuri Seferit iu keqësua gjendja, por ai vendosi të luftonte: "Më mirë të vdes në ring se sa të dorëzoj titullin pa luftë" kështu u shpreh Nuriu për mediat gjermane 1 ditë para duelit të 24 Shtatorit në Gostivar. Boksieri shqiptar (Kampion Europe ne Cruiserweight 90kg) me banim në Zvicër, Nuri Seferi ka vënë jetën në rrezik, kur, në muajin shtator ka mbrojtur titullin e kampionit evropian të boksit.


"Tajsoni shqiptar" vuante prej gjashtë vitesh nga një tumor i këmbës, në pjesën e nëngjurit. Përveç se i kishte shkatërruar pjesë të ashtit, ky tumor i shkaktonte boksierit dhimbje të rënda. Pak kohë para meçit të Shatorit, Seferit iu kishte keqësuar gjendja edhe më shumë, por ai nuk deshi t`i dëgjonte këshillat e mjekëve dhe vendosi të luftonte. "Më mirë të vdes në ring se sa të dorëzoj titullin pa luftë", kishte deklaruar Seferi, sikur idhujt e tij, gladiatorët.

Ai luftoi dhe e mbrojti titullin me sukses, tani mban akoma titullin kampion i Evropes dhe vëndin Nr. 5 në botë ne bazë të verzionit WBO. Nuriu, në fakt, prej gashtë vitesh nuk ka mundur të vrapon apo te hidhet me litar, për shkak të tumorit që e kishte. Gjithë luftërat i kishte "shtyrë me gjoks", vetëm falë vullnetit të jashtëzakonshëm, këtu duhet cekur se është përballur me kampion të sotëm të botës siç është Marco Huck, apo më parë Herbie Hide etj.

"Problemin që e kishte Nuriu në këmbë e mbajti fshehtë, nuk na tregoi vite të tëra, ai mundohej ta shtyn çdo operacion në mënyrë që mos të pauzonte gjatë për të rrezikuar karrieren e boksit, por ai në faktë e rrezikonte këmben e tij. Madje tani para luftës së tij në Shtator 2011 jemi përpjekur të gjithë ta bindim që ti nënshtrohet menjëherë operacionit dhe mos të luftonte, por ai nuk qe për tu ndalur! Me ndihmën e zotit, ai i ka tejkaluar me sukses të gjitha", thotë këshilltari i Nuri Seferit, Luan Dreshaj". Më 4 nëntor Nuri Seferi ka operuar në Bernë këmbën. Tumori, i cili ia kishte shkatërruar gati tërsishtë kërcin, i është hequr me sukses. Në vendin e operuar i është vendosur një pllakë titani. Dhe, Nuriu tashmë flet sërish për boks. Më saktë, për titullin e kampionit të botës, por ai flet edhe për bashkimin kombëtarë.


Deklarata e Nuri Seferit:


"Shpresoj që seshpejti do të filloj me stërvitje dhe të kem mundësi të vrapoj serish pas 6 viteve, nëse çdo gjë shkon mirë do të rikthehem në ring më i fortë se kurr, kur jamë i pregatitur 100% atëherë nuk ka kush që do të më ndalë, do jem gati të luftoj kundër 4 kampionëve të botës në kategorinë time siç janë Marco Huck, Yoan Pablo Hernandez, Guillermo Jones dhe Krysztof Wlodarczyk dhe të mposht secilin. Dëshiroj të bëhem kampion botëror dhe të shkruaj histori për Shqipërinë. Para secilës betejë më kalojnë para sysh pamje nga historia e popullit tim. Ne jemi populli më i vjetër i Evropës, por kemi histori shumë të dhimbshme. 10 milionë shqiptarë janë detyruar të jetojnë në gjashtë shtete. Na i kanë vënë kufijtë përmes trojeve tona. Ne më me dëshirë do të ishim së bashku. Përmes boksit, dëshiroj të lëkundi masa të mëdha dhe të bashkoj njerëzit. Me promotorët e mi Islam Shaqiri dhe Erol Ceylan si dhe me trajniern e famshëm Oktay Urkal e më këshilltarit tim personal Luan Dreshaj besoj se jemi në rrugë të drejt dhe do të korrim suksese në vitet e ardhshme.".

Po shkuan mirë planet, Nuri Seferi do të mund të ngjitet në ring në fillim të vitit 2012, ku sërish do të mbron titullin WBO të Europës e pastaj në Verë 2012 do të merrë mundësinë për një luftë kualifikuese për titullin e botës".


Team Seferi
26.11.2011