Nuri Seferi - Official Website Corp.

Company description goes here

Hauptmenü
Follow me

Fan T-Shirt nur 24,90 €

Albanian Boxing


   


Vëllezërit Seferi shpallen "Qytetar Nderi" në Gostivar

Dy vëllezërit më të njohur shqiptarë në boksin profesionist Sefer dhe Nuri Seferi, kampion të shumëfishtë në këtë sport u zgjodhen sot "Qytetar Nderi" nga Komuna e Gostivarit (Maqedoni). Kryebashkiaku i Gostivarit Rufi Osmani në një ceremoni solemne në Gostivar i ka ndëruar sot vëllezërit Seferi me çmimin më të madhë të qytetit "Qytetar Nderi".


Pikërisht në Datëlindjen e kampionit Europian NURI SEFERI (Nuriu i mbushi sot 35 vite) erdhi ky çmim i rëndësishëm për të, data për të kuruar vëllezërit SEFERI me titullin "Qytetar Nderi" ishte caktuar rastësisht për ditën e sotme, por si duket Kryebashkia e Gostivarit ka bërë çdo gjë mbarë andaj ka ndodh edhe kjo rastësi. Kjo është hera e parë që në trojet shqiptare një Komunë dinë të nderoj boksierët e saj të sukssesshëm.

Titulli "Qytetar Nderi" është titulli më i lartë që mund ti jipet një personaliteti nga një Komunë, njerëzit e tillë janë të përzgjedhur gjithnjë në menyrë profesionale, për vëllezërit SEFERI ky çmim ka domëthënje të madhe, Nuri Seferi për AlbanianBoxing.com theksoi sot se ndihet më mirë se kurr, tani e ndien vetën me të vërtetë si sportist me vlerë të madhe dhe e cilëson këtë ditë si ditën më të rëndësishme të karrierës së tij mbi 15 vjeçare. Gjithashtu edhe Sefer Seferi është shumë mirënjohës për këtë çmim dhe e ndien vetën të priviligjuar.

Sukseset e vëllezërve SEFERI për lexuesit e AlbainanBoxing.com janë të njohura, andaj jemi të bindur se të gjithë tifozët e tyre do të jenë shumë të lumtur me këtë çmim madhështorë.

URIME DATËLINDJA NURI - URIME KAMPIONI UNË I EUROPËS

AlbanianBoxing.com
23.12.2011